Fjala e Ramiz Merkos

Të nderuar qytetar të Komunës së Strugës,
Bashkimi Demokratik për Integrim dega në Strugë, dëshiron që të falenderoj të gjithë aktivistët dhe bashkëpunëtorët e BDI-së, miqtë dhe dashamirët të cilët kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm deri tani gjatë kësaj fushate jashtëzakonisht të fuqishme e cila është duke u realizuar dhe duke u përmbyllur me sukses. Kjo punë e jashtëzakonshme do të ketë edhe epilogun e saj ditën e dielë më 15 tetor , ku do të përmbyllim këtë fushatë të jashtëzakonshme me një FITORE TË MADHE, e me këtë Komuna e Strugës do të ketë personin që e meriton, udhëheqjen që i ka munguar vitet e fundit dhe vizionin që e ka dëshiruar e tërë popullata në këtë Komunë, kjo do të jetë komuna e re, komuna e së ardhmes, komuna e e cila do të jetë KOMUNË E TË GJITHËVE.
Sonte të gjithë bashkërisht në Pallatin e Kulturës në Strugë ku të pranishëm ishin mbi 4000 vetë, dëshmuam që fitorja është e sigurtë.
Ju premtojmë që kjo Komunë do të ketë dyert gjithmon të hapura për të gjithë qytetarët, ku secili nga ne do të mund të ketë mundësinë që të hyj e të dali lirshëm në këtë komunë që deri dje ka qënë E MBYLLUR, ku secili qytetar mund të komunikoj me Kryetarin e ri dhe të mund që të bisedoj dhe të shprehi hallet apo idetë e tyre, sygjerimet apo kritikat ndaj kryetarit,ndaj komunës, apo ndaj administratës në përgjithësi etj.
Kjo Komunë e re, do të nis punën e që ditën e parë menjëherë pas FITORES së madhe të Zgjedhjeve lokale 2017, nuk do të ngurrojmë as edhe një ditë, me qëllim që të përmbushim programin tonë politikë, i cili program është në favor të Ekonomisë së Komunës sonë, në favor të shoqërisë, kulturës, sportit, e të gjithë sferave të tjera të jetës në këtë komunë.
Struga, është vendi me të cilin të gjithë ne mburremi dhe ndjehemi krenar, Struga është qyteti që na identifikon me qytetarinë tonë, me kulturën strugane, me personalitetet që ky qytet bashke me vendbanimet e saj i ka dhënë popullit shqiptar gjatë historisë. Ky vend meriton më të mirën, ky qytet meriton menaxhimin më të mirë të mundshëm ; ky vend meriton meritokraci dhe jo nepotizem; ky vend meriton dashuri dhe paqë, jo pasiguri dhe frikë; ky vend meriton individ për popullin dhe nga populli e jo njeri për partinë dhe nga partia; ku vend meriton njeri i cili do qëndroj duke punuar këtu në Strugë e jo një individ i cili nëse do kishte marr votat pas ca kohe do hiqte dorë nga pozicioni Kryetar i Komunës duke emëruar dikë tjetër, ndërsa vet do të shkonte atje në qendër Shkup a gjetiu për të bërë “politika të mëdha” .
Jo të dashur Strugan, JO MË. I themi stop këtij sistemi të tmerrshëm të instaluar këto 4 vite. NE i themi STOP këtyre personave që gjasme udhëheqin komunën e Strugës, e ndërkohë po punësojnë të gjithë anëtarët e familjes së tyre pa pikën e turpit. NE i themi STOP, kësaj udhëheqje që kurr nuk ka menduar në mënyrë të barabartë për qytetarët apo për bizneset, ku kanë favorizuar vetëm dy apo tre kompani që kanë kryer të gjithë punët që janë dhënë nga komuna me apo pa tenderim. Detyrimisht kjo praktikë do të zëvendësohet, e ska për tu përsëritur në katër vitet e ardhshme.
Të nderuar qytetar, të nderuar banues të të gjithë fshtrave të Komunës së Strugës, të nderuar STRUGAN,
Ju ftojmë që me datë 15 tetor, në mënyrë masovike të dilni dhe të votoni, ju me votën tuaj do të jeni faktori kyç për përcaktimin e fatit të komunës sonë dhe të ardhmes sonë, familjeve dhe fëmijëve tanë.
Dita e fitores po afrohet, pas 15 tetorit të gjithë do të jemi dëshmitar të një Komune tjetër , të një Komune që të gjithë e duam.
Rrethoni numrin 3, PËR FITORE.
Zoti ju bekoftë ju, zoti e bekoftë Strugën tonë të bukur.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...