Flet autori i shtatores së Adem Jasharit në Prizren: Unë jam berber, skulpturën e kam hobi

Autori i shtatores së shumëpërfolur të Adem Jasharit në Prizren ka folur për herë të parë lidhur me veprën e tij. I ftuar në emisionin “T7”, Alban Buxhovi zbuloi se nuk kishte lidhje me skulpturën pasi në profesion ishte berber.

StrugaLajm

Ai u shpreh se kishte punuar për 3 muaj për ta realizuar shtatorën e heroit të luftës, duke e punuar në oborrin e tij, pasi nuk kishte as punishte.

StrugaLajm


“I kam marrë për zemër kritikat unë dhe familja ime….Pasi u vendos aty erdhën komente negative, nuk e kam pritë kaq shumë me pas kritika, ka pas shumë vlerësime, por unë ju kam përkushtuar shumë përmendores së Adem Jasharit, kam punuar tre muaj me shumë përkushtim vetëm me realizuar shtatoren, kam punuar deri në 12:00 të natës, jashtë në oborr se s’kam punishte. E kam hobi, se unë me profesion jam frizer (berber),”– tha Buxhovi në T7.

In : Aktuale

Loading...
loading...