FORCA E GOJËS!

6.korrik.2019

Muhamet Borova


Thellësi e lumit caktojmë duke e lëshuar këmbën,mençurin e njeriut duke biseduar.Sipas gojës gjykojmë për njerëzit, se janë gojë ëmbël,gojë prishur, pis në gojë, gojë madh, gojë shtrembët.Goja është magjia që njerëzit i bën miq dhe armiq, i ndanë dhe bashkon. Vlera e njeriut caktohet sipas gojës së tij. Goja të ngren lartë,goja të lëshon poshtë.Gjithë jetën e harxhojmë për gojën. StrugaLajm

StrugaLajm

Gjithë jeta është në shërbim të gojës. Për gojën harxhohet rroga,pasuria, energjia.Për këtë “fabrikë të vogël” shërbejnë hotelet dhe restorantet,bujqit dhe blegtorët, peshkatarët dhe degustatorët.Njeriu lind me gojë të hapur, prandaj asnjëher kjo gojë nuk pushon dhe nuk plaket.Goja nuk ka majë por të shpon,goja nuk ka helm por të helmon, goja nuk ka mjalt por të embëlson, goja nuk ka plumb por të vret. Goja është fenomen në vete.Ka gojë që nuk mbyllet,ka gojë që vështir hapet.Ka gojë politikani,ka gojë shkencëtari,gojë poeti,gojë gazetari,është goja e femrës, është edhe goja burrit.Gojërat dirigjojnë me univerzin e njeriut.Këto garues të palodhshëm synojnë ta arijnë të pakapshmen, prandaj kur nuk lodhen.Goja që nuk lodhet është shkak për ngjarjet spektakuare politike.Goja është gojë te i pasuri dhe i varfëri,te i dituri dhe te i padituri, ajo na ushqen,ajo na sëmur, ajo na shëron, ajo na dashuron,ajo na zemëron.Forca e gojës është më e madhe se forca e luanit.Nga fuqia e gojës edhe dreqi largohet,goja e sjell parajsën,goja e sjell ferrin në jetën e njeriut.Goja shpesh qeshë dhe qan,goja te larteson dhe te nënçmon.Goja është organi më i çuditshëm,që çudira bën

In : Aktuale

Loading...
loading...