Franca del hapur kundër Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, kërkon të ndryshojë strategjia e zgjerimit

Konfirmohet ajo që ka qarkulluar prej ditësh në media. Franca përfundimisht kundërshton hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, me Bashkimin Europian. Duke cituar një diplomat francez, agjencia e lajmeve, “Reuters”, bën me dije se këtë vit nuk do të ketë negociata, por që kjo situatë do të rivlerësohet vitin e ardhshëm. “Nuk janë ende aty ku duhet.

Po u kërkojmë që të bëjnë përpjekje shtesë. Negociatat nuk mund të hapen në tetor të 2019-ës, ne do të rivlerësojmë situatën diku nga 2020”, është shprehur diplomati francez. Ndërkohë që më shumë se gjysma e 28 vendeve anëtare të Bashkimit Europian, kanë këmbëngulur për të hapur negociatat me dy vendet, shenjë vlerësimi për reformat e ndërmarra, duke paralajmëruar se Rusia, Kina dhe Turqia, do të përfitojë nga “vakumi strategjik” në rajon. Por, kundrejt këtij propozimi, Parisi ka deklaruar se Bashkimi Europian, ka shumë sfida të tjera për momentin, që e pengojnë të merret me futjen e dy shteteve të tjera nga Ballkani në union, një rajon që është ende i prekur nga luftërat e viteve 1990 dhe që po has vështirësi me krimin dhe korrupsionin. Gjithashtu, Franca ka shprehur se Bashkimi Europian, duhet të reformohet nga brenda, për t’u marrë me më shumë forcë me çështje të brendshme si ndryshimet klimatike dhe emigracioni, dhe dy shtetet kandidate duhet të vazhdojnë me reformat në mënyrë që nisja e bisedimeve të miratohet. “Ata nuk janë ende gati. Po i kërkojmë që të bëjnë përpjekje shtesë. Bisedimet nuk mund të nisin në tetor 2019, do të na duhet të rivlerësojmë situatën diku nga viti 2020”, raporton “Reuters”, duke cituar diplomatin francez. Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama, deklaroi në media, lidhur me “heshtjen” e shteteve anëtare në BE, për hapjen e negociatave, se nuk është problemi tek Shqipëria, por tek vetë Bashkimi Europian.StrugaLajm

Franca zbulon shkakun
Ndërkohë “Zëri i Amerikës” ka zbuluar shkakun që e çoi në marrjen e vendimit për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas “VOA”, Parisi ka propozuar në tryezën e vendeve anëtare, rishikim të procesit të Zgjerimit, ndërkohë që iu është kërkuar dy vendeve të avancojnë me reformat. Lidhur dhe me idenë publike që presidenti francez, Emmanuel Macron, për të reformuar fillimisht BE-në, përpara se të avancohet me zgjerimin. Sipas Francës, negociatat me vendet që duhet të anëtarësohen duhen të jenë graduale, më konkrete dhe se ky proces të mos jetë automatik dhe i pakthyeshëm, duke shmangur shmangie të procesit, kur nuk vlerësohet përparimi i duhur. Kjo, sipas Francës, është në funksion të zbatimit të prekshëm të reformave, veçanërisht ato që lidhen me Shtetin ligjor, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe të drejtave themelore. Ndërkohë që, mësohet se sipas propozimit të bërë nga shteti francez, brenda pranverës së vitit 2020, Komisioni Europian, duhet të hartojë një qasje apo strategji të re, për procesin e zgjerimit. Përpos kësaj, Franca i drejtohet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, që të vijojnë me zbatimin e reformave, specifikimi i të cilave mbetet për t’u përcaktuar. Ndërkohë, për Shqipërinë, Franca mund të ketë një element shtesë, përpos 9 kushteve të vendosura nga Bundestagu gjerman.StrugaLajm

Holanda dhe Danimarka skeptike
Holanda dhe Danimarka, që prej fillimit, kanë qenë kundër nisjes së hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, duke e kundërshtuar qartazi këtë në mbledhjen e ambasadorëve këtë të enjte. Po këto dy shtete, kanë mbajtur tjetër qëndrim për sa i përket integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian. Procedura për hapjen e negociatave, kërkon miratimin e 28 vendeve anëtare. Lidhur me këtë situatë, një zyrtar, shteti i të cilit është i gatshëm për nisjen e bisedimeve, deklaroi për Reuters se është në lojë besueshmëria jonë. “Është në lojë besueshmëria jonë. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë shumë. Po, mbetet akoma shumë për t’u bërë, por nisja e bisedimeve është vetëm hapi i parë, procesi do të kërkojë vite dhe ata duhet të plotësojnë kushte të tjera para se të lejohen të bëhen pjesë e unionit”, është shprehur zyrtari./Sot.al

In : Aktuale

Loading...
loading...