FRANCA prej sot kryeson BE-në, në fokus Ballkani i ‘trazuar’

Franca merr sot presidencën gjashtëmujore të Bashkimit Evropian nga Sllovenia. Parisi zyrtar njofton se do të fokusojë presidencën e tij në çështjet e sovranitetit dhe ndërtimit të një modeli të ri të rritjes ekonomike dhe veçon Ballkanin Perëndimor, Afrikën dhe Indo-Paqësorin si rajone me rëndësi të veçantë strategjike.

Në fjalimin e tij për presidencën e ardhshme franceze të Këshillit të BE-së në gjysmën e parë të vitit 2022, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, shpalli politikën e “riangazhimit dhe riinvestimit” të BE-së në Ballkanin Perëndimor.

“Ballkani Perëndimor është më shumë se një lagje. Ballkani është zemra e Evropës”, theksoi Macron. Ai duke përshkruar prioritetet e presidencës franceze të BE-së, tha se Ballkani Perëndimor përsëri është me tensione. Ai vuri në dukje se BE-ja ka një “përgjegjësi të veçantë” kur bëhet fjalë për këtë rajon dhe paralajmëroi se në 50 vjet nuk do të jetë e mundur të flitet për një “Evropë të paqes” nëse Ballkani Perëndimor “lihet në situatën që është tani”, përcjell INA.

Diplomatët francezë në Bruksel thonë se Macron është “veçanërisht i motivuar” dhe do të investojë “kapitalin e tij politik në zgjidhjen e bllokadës së Ballkanit Perëndimor”.StrugaLajm

Ai e sheh bllokadën aktuale të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës si një nga problemet kryesore në rajon.
Krahas dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, në planet e presidencës franceze të Këshillit të BE-së thuhet se do të punohet për zgjidhjen e problemeve në linjën Sofje-Shkup, si dhe zgjidhjen e problemeve të brendshme në BeH, të cilat. Sipas Parisit, mund të çojë në destabilizimin e të gjithë rajonit. Për këtë, gjatë presidencës franceze, u njoftua se në maj do të organizohej një konferencë për Ballkanin Perëndimor.(INA)

In : Aktuale

Loading...
loading...