Franca tha “JO”, nervozohet Muki, “Ne i bëmë detyrat”


Deputeti i LSDM-së, Muhamet Zekiri ka reaguar pas refuzimit për marrjen e datës për negociate për në Bashkimin Evropian. Sipas deputetit Zekiri,  JO nga Franca është bërë padrejtësi, pasi Maqedonia e Veriut i ka plotuar detyrat për reformat.
Padrejtesia kur te behet te ben me te fuqishem dhe me te vendosur!!!
Maqedonia e Veriut dhe Shqiperia plotesuan pjesen e saj te detyrave dhe reformave jo vetem per te mar daten te cilen Franca per arsyet e saj e pengoi, por parasegjitheash ne kete e bem ne kry me kryeministrin tone Zoran Zaev per shkak te qytetareve tane. Reformat dhe synimet tona per permiresimin e gjendjes se qytetareve te vendit tone asgje nuk do ti ndal. Ne vazhdojm te perkushtuar si deri me tani per te punuar ne te miren e qytetareve.
Gjithesesi ajo qe na pret eshte e ardhmja e sigurt ne NATO si anetare e 30 dhe vendi yne do te jete ne mesin e 29 vendeve tjera aleate dhe me te fuqishme ne bote!!!” ka shkruar Zekiri pas refuzimit të Francës, përcjell TS.

Ndryshe dje përfundoi dita e parë e samitit të liderve të BE-së, ku jozyrtarisht mësohet se krerët e shteteve të BE-së, pasi nuk kanë mundur të lëvizin Francën nga qëndrimi i saj kundërshtues, kanë rënë dakord që kësaj pike t’i kthehen në pranverë të vitit të ardhshëm, në prill ose maj, pas reformave në BE të cilat i kërkon Franca dhe pas publikimit të raportit të progresit nga Komisioni Evropian.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...