Francezja që u kap me fara marihuanë në Qafë Thanë mohon akuzat!

Gjykata për Krimet e Rënda caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 30-ditor për një shtetase franceze, të dyshuar për “trafik të narkotikëve”. Marion Anastasia Coudair, 21 vjeç, u arrestua pak ditë në pikëkalimin kufitar të Qafë-Thanës. Ajo mbante në çantën e saj personale të shpinës një sasi prej 117 farash të dyshuara si fara të bimës narkotike kanabis sativa. Coudair u paraqit në mesditë në Gjykatën për Krimet e Rënda, ku mbajti qëndrim mohues në lidhje me dyshimet e prokurorisë.

Burime brenda sallës së gjyqit thanë për “Panorama” se e dyshuara pohoi që farat i ka blerë gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri me mendimin se ishin për konsum si fara të thata dhe se nuk ishte në dijeni të faktit se ishin fara të një bime narkotike. Mbrojtësi ligjor i saj në sallën e gjyqit, avokati Stefan Topalli, i kërkoi gjykatës caktimin e një mase me afat. Gjatë kësaj kohe avokati kërkoi kryerjen e një aktekspertimi shkencor për të provuar nëse farat e gjetura në çantën e francezes Coudair janë apo jo fara të bimës narkotike. Nga ana tjetër, përfaqësuesja e prokurorisë në sallën e gjyqit kërkoi caktimin e masës “arrest në burg” për të dyshuarën, shkruan “Panorama”.StrugaLajm

Prokurorja ka pretenduar se Coudair dyshohet të ketë konsumuar elementë të veprës penale të “trafikimit të narkotikëve”, mbetur në tentativë. Sipas Prokurorisë, e dyshuara Coudair është ndaluar, teksa po dilte nga Shqipëria në bordin e një mjeti “Mercedes Benz” të drejtuar nga shtetasi shqiptar M.Sh. Në të njëjtin mjet ishte edhe një shtetas ukrainas, me të cilin ishte takuar rastësisht në të njëjtën ditë. Drejtuesit i mjetit M.Sh. ka pohuar se ata i kishin bërë autostop pak kilometra larg doganës. Ai i ka marrë ata në automjet, por nuk ka mundur të komunikojë me ta, pasi ai nuk di asnjë gjuhë të huaj. Pasi u njoh me pretendimet e palëve, gjykata caktoi masën “arrest në burg” me afat 30-ditor për francezen.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...