Forumi Rinor i Aleancës për Shqiptarët (FRASH), përmes një statusi të postuar në rrjetin social Facebook ka rënditur 100 arsyet se pse shqiptarët nuk duhet që ta votojnë Bashkimin Demokratik për Integrim, përcjell in7.
POSTIMI I PLOTË I FRASH:
1. Braktisja e idealit te UCK-së dhe keqpërdorimi i luftës për pasurim personal
2. Mos rregullimi i statusit të ish luftëtarëve të UÇK-së
3. Lënia pasdore e shumë ushtarëve të UÇK-së të cilët mezi sigurojnë mbijetesën
4. Ligji për “Branitellat”
5. Vrasja dhe likuidimi i ish ushtarëve dhe komandantëve të UÇK-së
6. Vrasja e Harun Aliut me shokë
7. Vrasja e Nuri Mazarit komandant Strugës.
8. Rasti i Sopotit
9. Rrahja e nxënësve shqiptarë
10. Enciklopedia që ofendoi shqiptarët
11. Rasti Monstra
12. Lagja e Trimave
13. Zhvatja e biznesmenëve shqiptarë-reket
14. Rrahja në Kala e pastaj burgosja e të rinjëve shqiptarë
15. Kisha në Kala të Shkupit
16. Rasti Alfa
17. Rasti i Almirit
18. Bastisja e shtëpive shqiptare në Kumanovë dhe Shkup
19. Rasti i dënimit maksimal i të rinjëve shqiptarë nga përleshja ku pa paramendim mbeti i vdekur një qytetar maqedonas.
20. Aferat seksuale dhe keqpërdorimi i femrave shqiptare.
21. Magjar Telekomi
22. Rasti Pacienti
23. Emërimi i prokuroreve dhe gjyqtarëve nga ana e BDI-së.
24. Shkupi 2014
25. Car Dushani
26. Asim Musa-mitmarrja
27. Nepotizmi i skajshëm
28. Përsëritja nëpër pozita i figurave të njejta.
29. Sharja e 700 mijë nënave shqiptare.
30. Migrimi i mbi 300 mijë shqiptarëve gjatë qeverisjes së BDI-së.
31. Kushtëzimi i administratorëve për mbledhje votash.
32. Politizimi i arsimit dhe degradimi i universiteteve ku notat shiten me librat qe blihen.
33. Manipulimi me familjet e dëshmorëve.
34. Vendbanimet shqiptare pa kanalizim e ujsjellës.
35. Burgjet me kushte të mjerueshme.
36. Mungesa e shkollës shqipe në Bllacë.
37. Përfaqësimi i ulët i shqiptarëve në institucione dhe agjencione, si p.sh. Enti shteteror per statistika ende udhheqese te punes 3.3% shqiptare, Ministria e transportit dhe lidhjeve vende udhheqese 10.8% shqiptare, Instituti per standardizim vende udhheqese 0% shqiptare, Drejtoria per ardhura publike te punesuar 11.5 % shqiptare, Agjencioni per energjetike te punesuar ne organ 9.1% shqiptare, Agjencioni per Rini dhe Sport vende udhheqese 0% shqiptare,
38. Mos hapja e kufirit Llojan-Miratoc.
39. Fushatë të përbashkët me Lube Boshkovskin në zgjedhjet lokale 2017.
40. Mbështetja e kandidatit Maqedonas kundrejt atij shqiptarë në zgjedhjet presideciale.
41. Sulmi terrorist me 27 prill në parlament kur ministër i brendshëm ishte kuadër i BDI-së.
42. Rrahja rrugaçe dy herë në parlament, në 2007 dhe 2016 nga ana e deputetëve të BDI-së.
43. Nënshtrimi dhe përkulja para “branitellave” të deputetëve të BDI-së
44. Mos zyrtarizimi i gjuhës shqipe.
45. Deshtimi i riaktivizimit te minierës në fshatin Llojan të komunës së Likovës, edhepse premtuan investitor kanadez që nga viti 2014.
46. Mos ndërtimi i shkollës në Reçicë të Vogël-Tetovë, edhepse premtuan investitor kinez.
47. Rasti “Titanik 3” ku Ejup Alimi dhe Ismet Guri akuzohen për shkatrrim të materialit zgjedhor në Çair në 2013.
48. Kushtet katastrofale në spitale publike
49. Mosndertimi i spitalit të Strugës
50. Mungesa e materialeve shkollore në shkollat me mësim në gjuhën shqipe
51. Mosndertimi i shkolles së mesme shqipe në Manastir
52. Mos rikonstruimi i spitaleve në Kumanovë dhe Gostivar
53. Rezultati i PISA-së ku Maqedonia e Veriut rangohet ne nje nivel me vendet e Azise Qendrore
54. Mos ndërtimi i Lapidarit të UÇK-së në Sllupçan
55. Mosrealizimi i transportit publik në Tetovë.
56. Deshtimi në aktivizimin e zonës së lirë ekonomike në Likovë
57. Deponitë e egra në Strugë, Tetovë, Shkup, Likovë, etj. dhe dështimi 18 vjeçar për të gjetur zgjidhje
58. Prerja e pyjeve anë e kënd rajoneve ku ka shqiptarë
59. Niveli i korrupcionit i cili është më i larti në Europë, pra në vendin e 106
60. Ndotja e ajrit me substanca kancerogjene, për shembull në Kerçovë nga termocentrali i Osllomesë dhe dështimi për ta rregulluar këtë problem
61. Punësimet me nga 5,000 euro në administratë
62. Konviktet studentore që vazhdojnë të mbeten në gjendje të mjerueshme edhe përkundër premtimeve të shumta për rregullim të tyre
63. Çarshia e Shkupit vazhdon ta humbë karakterin e saj ngaqë sherifët lokal lejojnë rrënimin e saj
64. % e varfërisë mbetet e lartë ndërsa 66% e të varfërve janë nga vendbanimet ku jetojnë shqiptarë
65. Vetëm 3% e fëmijëve shqiptarë shkojnë në çerdhe edhe përkundër premtimeve se do të ndërtohen çerdhe
66. Vetëm 3% e të rinjve janë të kënaqur me gjendjen e tyre në Maqedoninë e Veriut (Westminster Foundation for Democracy, 2019)
67. Mbi 1000 të punësuar në administratë mbeten të pasistemuar si dhe shumica e të punësuarve mbeten të pa avancuar për shumë vite
68. Emrimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve nga Blerim Bexheti dhe funksionarë të tjerë të BDI-së
69. Dështimi në marrjen e datës për fillim të negociatave e cila u premtua pë në qershor të vitit të kaluar
70. Pensionet e ulta dhe kushtet katastrofale për pleqt
71. Mungesa e përkrahjes adekuate për bujqit dbe esubvencionet e vonuara
72. Mungesa e investimeve në Kodrën e Diellit.
73. Shtimi i kazinove dhe bastoreve në çdo kënd të qyteteve
74. Insistimi i Ali Ahmetit që funksionarët e BDI-së mos “të digjen” duke i mbrojtur shqiptarët (“Bujar mos u digj”)
75. Dështimi i regjistrimit të popullatës e cila ndodhi me pajtimin e BDI-së, me ç’rast Artan Grubi e uroi Ali Ahmetin që dështoi regjistrimi
76. Dështimi në stimulim të ndërmarrësisë ku Maqedonia e Veriut nuk rangohet askund sa i përket inovacionit që ndodh tek ne
77. Mungesa e investimeve kapitale në zonat dhe kanalizimi i tyre në zonat maqedone Raste të tilla vërehen në Strugë-Ohër, në Kumanovë, Shkup dhe çdo vend tjetër
78. Dhënia e nga 5,000 eurove Johan Tarçullovskit nga qeveria BDI-VMRO
79. Arratisja e Nikolla Gruevskit dhe amnestimi i atyre që sulmuan parlamentin
80. Dështimi i vazhdueshëm i ndërtimit të rrugës Shkup-Bllacë dhe kompenzimi joreal i tokave të banorëve të Bllacës nga Bujar Osmani & Co.
81. Mungesa e implementimit të ligjit për përdorim të gjuhës shqipe nëpër institucione shtetërore
82. Mosndërtimi i kanalit dhe rrugëve në Hasanbeg të Shkupit
83. Blerja e votave, shantazhet dhe kërcnimet gjat proceseve zgjedhore
84. Emrat sllav të shkollave shqipe dhe rrugëve ku jetojnë shqiptarët edhepse 18 vite kishin pushtet për t’i ndrruar ato
85. Mos marrja e imunitetit të Trajko Veljanovskit
86. Vrasja e komandant Shqiponjës dhe antarëve tjerë të BDI-së nga Kumanova.
87. Tekstet shkollore me përmbajtje anti-shqiptare.
88. Mungesa totale e infrastrukturës për personat me aftêsi të kufizuara
89. Mungesa e fuqisë së BDI-së në qeveri ku i buxheti të gjitha ministrive që menaxhon BDI-ja është më pak se 50% e buxhetit të vetëm Ministrisë për Punë dhe Politika Sociale (Burimi: Ministria e Financave)
90. Mungesa e reformave në BDI ku edhe pas 18 viteve bartës të listave dalin të njejtat figura si Izet Mexhiti, Ali Ahmeti, Arbër Ademi, Talat Xhaferi.
91. Shkatrrimi i Muzeut të Alfabetit në Manastir ku ndërtesa e Muzeut i është dhënë bizneseve private të afërta me pushtetin.
92. Dhënia e tokave bujqësore me koncesion pa kriter me ç’rast tokat janë marrur dhe nuk prodhohet asgjë.
93. Burgosja e Feta Alimit
94. Rasti i Jahi Jahiut nga Orizarja e Likovës i akuzuar për korrupcion.
95. Maqedonia është vendi i 3-të në botë për papunësi të të rinjëve.
96. Kërcnimi i vazhdueshëm i gazetarëve dhe kapja e mediave
97. Titujt shkencor të marrë në menyra të dyshimta nga funksionarët e BDI-së
98. Imponimi i stemës me luan si simbol gjoja edhe shqiptar
99. Republika Ilinditase e Artan Grubit
100. Amnestimi i sulmuesve të kuvendit me 27 prill dhe mungesa e drejtësisë në vend. Lista vazhdon.