Frikë të kesh-poezi nga Xhemi Hajredini

Frikë të kesh nga turpi,
me bukë të mos e hash…
Nga deti të kesh frikë,
nëse, sa duhet, s’di të notosh…
Frikë nga heshtja të kesh,
sa shumë ka për të thënë…
Si shqiponjë merr krahë,
dhe ik nga kopea e çakejve…
Mujsharëve, veshë ngrehurve,
pulave të qullura, bjerraditësve
e rrahederëve, varu teneqenë…
Dhe kur të qeshësh,
kur të qeshësh me lot,
mos harro se ka ca të tjerë,
që nga zemra te sytë
lotët nuk u arrijnë dot.
Frikë, nga turpi, të kesh,
njeri, po të duash, të jesh!

© Xhemi Hajredini
Strugë, 1 gusht 2022
(Ilustrimi nga interneti, piktor E.Munch)StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...