Fshati më madh shqiptar :- Nga rekord intelektualësh, në rekord migrimi

Dikur kishte epitetin si fshati më i madh në Maqedoninë e Veriut, kurse tani si fshati më i boshatisur për shkak të migrimit. Çegrani shtrihet në komunën e Gostivatit, 5 km larg nga qendra e qytetit me rreth 15 mij banorë dhe me 3 mij shtëpi të cilat dita ditës janë duke u zbrazur.

Sipas banorëve të këtij fshati, rreth 70% e banorëve kanë lënë shtëpitë e tyre duke marr rrugën e migrimit. Shkaku për një pasqyrë të tillë është keq politik-bërja në shtet, mos investimi në këtë zonë duke përfshij edhe fshatrat Forinë dhe Çajlë, gjegjësisht në të gjithë Maqedoninë perendimore numrohet vetëm një kompani e vetme e juaj, kurse në pjesën lindore me qindra zona industriale dhe me investime të huaja.

Ata thonë se fshati Çegran njihet për aktivitetet kulturore e sportive në vend dhe jasht tij të Sh.K.A ,,Jahi Hasani”, K.F ,,Arsimi”, gjithashtu për numrin e madh të mjekëve nga lëmi të ndryshme nëpër spitalet shtetërore siç janë dr.Ilir Ismaili dr.Hasim Izairi, dr.Fadil Cana, profesorëve universitar, gjithashtu oficerë te lart ushtarak që udhëheqin njesi elite në armatë, kapiten Fatmir Tahiri komandant në njësitin e tankeve dhe kapiten Astrit Sadiku në kompanin e vëzhgimit.StrugaLajm

Aktivist nga bashkësia lokale thonë: ne kujdesemi për fshatin në sfera të ndryshme, por rrinia nuk është më aty sepse ka marrë rrugën e mërgimit sepse në vend nuk ju dha mundësia për tu formuar në personalitet, të bënin punën që donin dhe të ndjekin hapat e të parëve që i përmendëm më lart.StrugaLajm

Kërkesa e vetme e banërëve është që politikanët të vetdisohen, ti kujtojnë banorët edhe kur nuk ka zgjedhje, të ket investime që rrinia të kthehet në fshat.

In : Aktuale

Loading...
loading...