Në fshatin Doganaj të Kaçanikut të mërkurën u arrestua një person, i cili kishte penguar zyrtarët policorë në arrestimin e një personi të kërkuar nga gjykata, e të cilin i dyshuari e kishte fshehur në bagazhin e automjetit të tij, njofton Policia e Kosovës.
Pas intervistimit, i dyshuari u lirua me vendim të prokurorit.