Fundjava që vjen me diell , shi dhe më ftohtë nga e diela

Fundjava e ardhshme festive do të jetë me mot të ndryshueshëm. Mot me diell do të mbajë të premten dhe të shtunën deri pasdite kur pritet rritje e vranësirave dhe kushte për reshje të shkurtra të shiut, kryesisht në rajonet malore.

Të shtunën do të ketë më shumë vranësira dhe kushte për paraqitje të bubullimave. Valë e lagësht pritet të kalojë të dielën dhe të hënën dhe do të përcillet me reshje të shiut mesatare deri përmbytëse. Të hënën do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore, ndërsa temperatura ditore do të zvogëlohet. Të premten, temperatura do të lëvizë prej 1 deri 7 gradë, të shtunën 1 deri 8, të dielën prej 2 deri 8 dhe të hënën prej 3 deri tetë gradë. Temperatura ditore të premten do të jetë në interval prej 19 deri në 26 gradë, të shtunën prej 17 deri në 25, të dielën prej 17 deri në 23 dhe të hënën prej 12 deri 18 gradë celsius.

In : Aktuale

Loading...
loading...