Fushata për të nxirë bregdetin shqiptar, ja kush qëndron prapa!

Operatorë turistik që organizojnë pushime jashtë shtetit shqiptar, sidomos në Turqi, Greqi dhe vende tjera, qëndrojnë pas fushatës për të nxirë apo krijuar opinion të keq për bregdetin shqiptar, sidomos Adriatikun.

Një operator turistik ka shkruar në adresë të INA se media dhe portale të caktuara paguhen apo shpërblehen me pushime në qendrat turistike të huaja, ndërsa për tu shpaguar për këtë kanë si mision për të shkruar edhe storje apo fake news për të nxirë bregdetin shqiptar.
“Ka njohuri për këtë sepse ka rënie të interesimit për të pushuar në Turqi apo në Greqi. Edhe ata që shkojnë në këto vende, përzgjedhin të udhëtojnë vetëm dhe pa bërë prenotime përmes agjencive. Një pjesë e atyre që kanë shkuar nëpër këto destinacione janë zhgënjyer me fluturimet e anuluara, dhe mashtrimet e ndryshme”, shkruan për INA, një operator turistik.

Shifrat e fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave në Shqipëri, që i përkasin 6-mujorit të parë, flasin për një rënie vjetore prej 0.4% të numrit të kosovarëve që kanë hyrë në Shqipëri, por në muajin e parë të sezonit turistik, që është qershori, rënia shkon në plot 4.3%.
Në vitin 2017, ulja ishte edhe më e fortë, me mbi 19%, ose rreth 410 mijë vizitorë më pak. Megjithëse shifrat zyrtare flasin për rënie, për Ministrinë e Turizmit situata është krejt tjetër.

“Nuk ka rënie të numrit të vizitorëve nga Kosova në sezonin turistik. Natyrisht ka pasur një numër në rritje si për të gjithë fashat e tjera të destinacionit turistik gjatë periudhës maj-qershor”, tha ministri Blendi Klosi. Për korrikun dhe fillimin e gushtit shifrat nuk kanë dalë ende.StrugaLajm

Për vite me radhë, pushuesit kosovarë dhe nga Maqedonia kanë mbajtur peshën kryesore për numrin e turistëve, megjithatë vendin e tyre në masë të madhe e kanë plotësuar turistë nga vendet e Evropës Juglindore, Holanda, Italia dhe vende tjera.
Megjithatë ende ka ankesa nga turistët që lidhen me kushtet jo të mira, degradimin ekstrem mjedisor dhe urbanistik, sidomos në zonën e Durrësit, që për më shumë se një dekadë ka përballuar edhe fluksin më të madh. (INA)

In : Aktuale

Loading...
loading...