Fushata,prej Iftarit deri në Syfyr (Foto)

Muaji i Ramazanit ka shtuar aktivitetet politike në Maqedoni. Partitë politike kanë hapur kuletën dhe po shtrojnë iftare për aktivistët dhe mbështetësit e tyre. Darka si zakonisht fillon me një gotë ujë, hurme dhe pastaj menyja nga supa deri në bakllavë.
Përpos Iftareve, risi e këtyre zgjedhjeve janë Syfyret. Meqë ditën shumica e qytetarëve pushojnë, politikanët e gjejnë momentin për ti takuar edhe në orët e vona të natës.
Syfiret janë edhe pjesë e kandidatëve shqiptarë për president.
Kandidati I BDI-së, Bujar Osmani ka marrë pjesë në syfirin e organizuar nga dega dhe forumi rinor i BDI-së në Shuto Orizare!

Ndërkaq, kandidati i VLEN, Arben Taravari ka zgjedhur të bëj Syfyr me punëtorë.
“Një syfyr shumë miqësor me ata që janë gjithmonë në krye të detyrës dhe kujdesen për sigurinë tonë. Agjërim të lehtë e të pranuar!”, ka shkruar TaravariStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...