Futbollisti FC Struga u ftua t’i bashkohet përfaqësueses kosovare-U21

📌ARLIND SHABANI FTOHET TE PËRFAQËSUESJA U21 E KOSOVËS

🔴⚪️ Mesfushori i talentuar i Struga Trim Lum, Arlind Shabani, do të jetë pjesë e përfaqësueses U21 të Kosovës. Paraqitjet e tij me fanellën e skuadrës sonë (16 ndeshje kampionale), kanë bërë që i njëjti të ftohet nga ana e seleksionuesit Michael Nees, për dy ndeshjet miqësore të këtij muaji kundër Katarit në Doha.

🔴⚪️ Është kjo hera e parë që Shabani ftohet te U21 e Kosovës, ndërsa deri më tani përfaqësonte moshat e Kosovës U19.StrugaLajm

🔴⚪️ Është ky një nder pa dyshim për ne si klub, ndaj i gjithë stafi dhe presidenca e Struga Trim Lum, Arlind Shabanit i urojmë shumë suksese, duke besuar fuqishëm se do na prezantojë më së miri neve si klub.

SukseseArlindSHABANI

ForcaStrugaTrimLum ❤️🤍❤️🤍

In : Aktuale

Loading...
loading...