G-7: Vendet e varfra të lirohen nga pagesa e borxhit edhe në vitin 2021

– Ministrat e Financave të G-7 sot vlerësuan se është përmirësuar gjendja ekonomike në vendet e tyre dhe u morën vesh që të vazhdojnë t’i koordinojnë përgjigjet e tyre për pandeminë me Kovid-19, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë amerikane të Financave.

Në telekonferencë, ministrat iu bënë thirrje të gjithë kreditorëve bilateralë në tërësi ta realizojnë ngrirjen e borxhit të vendeve më të varfra në botë, pasi për këtë ishin marrë vesh në nivel të Grupit 20 të ekonomive më të zhvilluara botërore.StrugaLajm

Ministrat e vendeve anëtare të G-7 u pajtuan edhe që t’i shqyrtojnë opsionet shtesë për vendet me të ardhura të ulëta, përfshirë edhe lirimi i pagesës së borxhit të vazhdojë edhe në vitin 2021.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...