Gabim, nëse mendohet se BDI do bie vetvetiu

Bekim Qoku

Është gabim i rëndë nëse mendohet se BDI do bie vetvetiu. Përdhosja e saj me korrupsione, afera, turpëri, krime, nepotizëm etj. veçse ia ka forcuar pozitat. Kjo u vërtetua së fundmi me rastin flagrant të ryshfetit, me ç’rast u një pjesë e madhe e gazetarëve dhe intelektualëve i dolën në mbrojtje imoralitetit politik. StrugaLajm

Është gabim i madh nëse pohojmë se ndryshimi në Kosovë erdhi sepse atje është populli më i vetëdijshëm. Se ndryshimin e solli vetë populli. Po të mos ishte Albin Kurti ai që është, në krye të një Lëvizje të palodhshme, me synime të qarta dhe me moral të lartë, të njëjtin popull sot do e drejtonte PDK dhe LDK edhe për një kohë të gjatë. Dhe kjo duhet të jetë e qartë.StrugaLajm

Edhe sikur, hipotetikisht, BDI të binte vetë, kjo do qe gjithashtu një e metë e madhe. Nëse të keqen nuk e mund, por mënjanimin e saj e lë në dorë të fatit; nëse nuk bëhemi të zot, këmbëngulës që ta zhdukim të keqen, ajo bëhet imun dhe bëhet kollaj e zëvendësueshme. Pra, nëse BDI bie vetë pa e rrëzuar kush, atëherë edhe ai/ajo që do ngrihej në vend ta saj do bëhet vështirë të shembet.

In : Aktuale

Loading...
loading...