GAFURR POLISI – Simboli i rezistencës dhe i dashurisë për Bashkim Kombëtar (1907 – 1944)

Shkruar nga Mr. Sci. Musa Musai.

Në Dobovjan ka lindur dituria, dashuria, toleranca, mirëkuptimi, besa, por mbi të gjitha edhe trimëria, i tillë ishte Gafurr Polis. Gafurri lindi dhe u rritë në Dobovjan, por vdekja e hershme nuk e la të plaket. Fëmijëria e Gafurrit ka qenë pak më e çuditshme dhe më e dhimbshme prej moshatarëve të vetë. Gafurri ka përjetuar shumë halle dhe vuajtje prej moshës fëminore. Vazhdimishtë i ka munguar dashuria prindore. Si fëmi dhe i ri gjithëmonë ka qenë në mbikqyrje të mixhallarëve dhe të afërmive të familjes. Ata që e kanë njohur, tregonin se ishte njeri me trimëri të veçantë, por trimëria e tij ishte për ideal kombëtar, për bashkimin e trojeve. Pasi kuptoi shumë padrejtësi, që i bëheshin popullit të vetë, Gafurri u rreshtua në Partinë e Ballit Kombëtar. Ishte dora e djathtë e Faik Polisit, Ejup Polisit, familjes së Tefik Rizvanit, Nazim Tateshit, Murat Labenishtit, Kalosh Selës, familjes Marku në Dibër, etj.

Me Gafurrin sllavët dy muhabete nuk kan guxuar ti bëjnë, ja kishin frigën dhe nuk guxonin të përballeshin. Familja Polisi ra halë në sy të sllavëve të asjë kohe, prandaj ata donin të hakmerreshin kundër tijë, te shtëpija e Feim Shehut, kur ushtrohej dhuna komuniste. Po Gafurri atëherë ishte i vdekur, pushteti për shumë vjet e kërkonte dhe nuk dinte se ka vdek. Gafurri kur ishte i gjallë, gjumin e kishte të lehtë dhe nuk binte të flej në gjumë të randë. E dinte shumë mire se sllavët vazhdimisht mundoheshin me i pregdadit kurthe. Kishte vetëdije të kristaltë se sllavët e Tashmarunishtës, një ditë do ti hakmerren. Ata donin ti hakmerren për shumë raste, që i ka penguar ata kur kanë dashur të bëjnë keq kundra Dobovjanasve.
Por jeta e Gafurrit ka qenë stilë kaçakut, si jeta e Kasam Durmës. Gafurri për trimëri ka qenë i njohur në Strugë, Dibër dhe disa qygtete të afërta të Shqipërisë, në Librazhd, Prrenjas dhe kështu me rradhë. Pushka e Gafurrit kur gjëmonte, ishte kushtrim lirie, ishte tmerr për sllavët. Ai gjithëmonë ishte në mbrojtje, të popullit të vetë, sa herë që popullata vendase kishte nevojë për mbrojtje.

Memet Musa poashtu edhe Shaban Musa, shpesh herë, tregonin për trimërinë e pashoqë të Gafurr Polisit. Ata bashk ishin shok dhe bashkëkohanik. Tashmarunishtas të hazdisur dhe popull gjakpirës, pasi vrasin një djalë të ri prej Tateshit në krastë duke i kullotur delet, morën hov kërrcënues edhe kundër Dobovjanasve, që mos ti kullosin dhent,bagëtitë edhe Dobovjanasit në krastë. Tashmarunishtas i dilnin zot krastës se e gjithë krasta është sinuri – atari i tyre. Kjo ndodhi gjatë vitit 1944 kur Amet Polisi dhe disa të tjerë, janë ngjitur në krastë për ti kullotur bagëtitë. Disa Tashmaruishtas kan ardhur dhe kan filluar ti dhunojnë, të përdorin dhunë dhe forcë, ndaj Dobovjanasve. Ashtu nisi shamata midis tyre, por numerikisht sllavët e Tashmarunishtës kan qenë më shumë. Në ato përleshje Ameti plagoset në dorë por nuk u frigohet, banë rezistenë për aq sa ka pasur mundësi. Dikur britmat e zënkës u dëgjuan deri poshtë në fshat, në Dobovjan. Atëherë Gafurri si gjithëmonë pushkën dhe qellon drejt tyre. Pasi e dëgjuan krismën e pushkës së Gafurri, kaurrët u friguan dhe filluan të hikin dhe të fshihen si minjtë nëpër gurë, shkëmbij dhe shkurre, gjithëmon duke hikur në drejtim të Tashmarunishtës. Bukur mire e kuptuan se kush qëllonte me pushkë drejt tyre.
Pushka Gafurrit ua preu hovin sllavëve, që të silleshin si gjakpirës dhe si kriminel sallmorë, nëpër krastë, kundër popullatës shqiptare. Gafurri nuk ishte i prirë të ngacmoi njerëz hallexhi, nuk kishte urrejtje. Gjithëmonë qëllimin e kishte që të sundon paqja tolerance edhe mirëkuptimi. Por Gafurri u stërmbush me padrejtësitë komuniste që i bëheshin popullatës shqiptare.StrugaLajm

Gafurri pasi i takonte Ballit Kombëtar,ai kishte bindjen se shqiptarët duheshte të bashkohen në një shtet të përbashkët. Këta biseda vazhdimisht i ndëgjonte në takime, në ndeja, konaqe. Me përkushtim ndëgjonte Murat Labenishtën, Mentor Qokun, Riza Drinin, Kalosh Selën, Esat Dokon dhe shumë intelektual të tjerë nga Dibra dhe Shqipëria.

Poashtu ata biseda gjithmonë i përpunonin me familjen e vetë, me Faikun, Ejupin. Vitet 1941 – 44 ishin kohë të pakuptimta, vepronte komunizmi fara e keqe fara e djallit kundër shqiptarëve. Por Gafurri nuk u luhat dhe nuk u përrulë ndaj asajë që i kishte dhanë besë dhe e kishte ideal. Me mish dhe shpirt ishte Ballist, thoshte unë ja kam dhanë besën Ballit dhe atyre burrave të cilët janë për liri të pamvarur, për bashkimin e trojeve shqiptare.
Vitet po shkonin, situata politike ndryshoi, lëvizja e Ballit filloi të dobësohej. Këta ngelën shumë pak, por kurrë nuk u ban pishman. Gafurri dhe shokët e tij vuanin keqë pse populli shqiptar ra aq poshtë kundër hises së vetë. Nga dalë dalë erdhi koha që ata burra të silleshin në mënyrë ilegale, në vendlindjen e vet, fshiheshin prej ish shokëve të vet, të cilët tradhëtuan idealin. Gjendjen ekonomike Gafurri dhe gjithë të tjerët e kishin shumë të dobët. Atyre viteve Gafurri u martuar, shoqën e kishte shtatzane. Gafurri më shumë flente jashtë në krastë, si dhe ku të mundej, se në njerëz të afërt, kërkohej prej njerëzve të OZNËS, për ta likuiduar.StrugaLajm

Për këtë arsye Gafurri sillej aty pari por lëvizjet më shumë i bënte natën, kushtet atmosferike filluan të ndryshojnë, filloi të vjenë vjeshta dhe ngadalë dalë vinte dimri plot lagështi dhe temperatura të ulta. Gafurri nuk mundi të flente në shtëpi, kërkohej vazhdimikshtë. Këtë e dinte Gafurri, por para gjithë atyre vuajtjeve dhe presioneve kurrë nuk u zbeh dhe nuk u luhat. Gjithëmonë thoshte ah na hangrën në besë, të pabesët, për momentin. Ky popull do të bëhet pishman, atëherë kur do ta brenoi mirë me bythë. Gjendja shëndetësore iu keqësua, pa ushqim pa ngrën, pa ilaçe, pa duhan dhe pa municion. Ashtu ra dhe vdiq, e gjetën të vdekur Gafurrin. E morën trupin e pajetë të Gafurrit në fshehtësinë më të madhe. Askush nuk e kuptoi se Gafurri ka vdekur dhe i vdekur është në shtëpi. Për Gafurrin varrimi ishte ndryshe nga varrimet e të tjerëve, ai u varros natën, në sekretin më të madh. Varrimin e gafurrit e dinin shumë pak njerëz, të afërmit e familjes. Varrimi i Gafurrit nuk u kuptua për shumë vite. UDBA vazhdimishtë e kërkonte dhe ngjallte interesim dhe dëshironte të dijë më shumë se ku gjendet, është aty pari. Ka hikur kundi ose është i vdekur. Për shumë vite varri i Gafurrit mbeti aty ku u varros, afër shtëpive të familjes Polisi, në mënyrë tepër sekrete apo kospirative. Unë për varrin e tij mësova kur isha student dikur nga viti 1973. Vdekja e hershme e Gafurrit rëndoi situatën familjare. Gafurrit i lindi djal, të cilin e pagëzuan me emrin Azem. Azem Polisi, njeri më i mirë nuk lind, punëtor, fjalë ambël. U rrit pa dashurin e babës, me shumë halle dhe shumë vuajtje. Azemit poashtu përjetësishtë, i mungoi prindi, por jeta edhe pa ata vazhdon.

Azemi dhe familja e tijë, bashk me djemt, Specialist Dr. Gafurr Polisin, Qemal Polisi dhe disa tjerë të fisit, para disa vitësh e bën rivarrimin e Gafurr Polisit, në varrezat e fshatit në Dobovjan. Tani te varrezat e Dobovjanit, prehen eshtrat e legjendës, qëndrueshmërisë, që kishte lis i patundur për ideal, për Ballin Kombëtar.
Preu i qetë Gafurr Polisi dhe me shpresë, se Ballit Kombëtar, që aq shumë e deshe, idealin tëndë një ditë do ta bëj realitet. Simboli i rezistencës dhe i dashurisë për Bashkin Kombëtar.


Loading...
loading...