Gafurr Ziba, zgjidhet kryetar i Rajonit 3 të Strugës

Në Tubimin qytetar të mbajtur në hapesirat e shkolles fillore V.Miladinovci ne Strugë, me pjesëmarrje masovike të qytetarëve të rajonit nr.3,pjesëmarrësit në tubim zgjodhen z-tin Gafurr Zibën për kryetar të rajonin nr.3 për katër vitet e ardhëshme,kurse sekretar zgjodhen z-tin Mome Tanaskoski për Sekretar ndërsa për Arkëtar zgjodhën z-tin Sebajdin Stebleva.Qëllimi dhe detyrat e Rajoneve,është që nëpërmjet formave të qeverisjes vendore duke bashkëpunuar me organet Komunale dhe Organet e qeverisjes qëndrore që veprojnë në Strugë, të zgjedhin problemet komunale të tyre si dhe mbrojtjen në kohë të poullatës dhe të mirat materiale nga fatkeqësitë natyrore dhe elementare si dhe të orientojë dhe sugjerojë qytetarët për mënyrën e realizimit të të drejtave të tyre.Prandaj në të ardhmen qytetarët e Rajonit të Ill-të në qytetin e Strugës e kanë adresën e tyre për bashkëpunim për zgjidhjen e problemeve të përditshme që i tangojnë qytetarët.

 StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...