GARANTI!

Siç bën të ditur agjencia “IBNA”,se së shpejti do të takohen në Prespë udhëheqësit e tre shteteve fqinje Edi Rama,Aleksis Tsipras dhe Zoran Zaev.
Qëllimi i këtij takimi mendohet të jetë zgjidhja përfundimtare e disa çështjeve që qëndrojnë të hapura siç është çështja e emrit të FYROMI-it,dhe çështjet të tjera të bashkëpunimit dhe sigurisë në rajon.
Pjesëmarrja e Kryeministrit Rama në këtë takim shihet si garancë për çdo lloj marrëveshje eventuale për emrin e “vëndit” të Ali Ahmetit dhe shqiptarëve për ta pranuar cilindo emër që nuk pasqyron realitetin etnik të përbërjes së mozaikut multietnik të këtij vendi.
Cilido të jetë emri shqiptarët nuk do të pyeten por përkundrazi do t’u kërkohet që ta pranojnë atë emër të kompromisit që do të injorojë dhe nuk të pasqyrojë përbërjen multietnike të “sallatës maqedone”.
Në këtë rast sivëllai i madh i tyre Edi nga vëllazëria ndërkombëtare mafioze e SORO-sit,ka marrë “OK” e tyre për t’u bërë kumbar i cilitdo emrër që do arrijnë Tsipras dhe Zaev për “vëndin” e Ali Ahmetit.
Kësisoj,Edi Rama do të bëhet kumbar i një emri që nuk do të përfaqësojë identitetin kombëtar të shqiptarëve por vetëm të një kombi të stisur.
Kjo do ishte një tjetër thikë pas kurrizi nga Edi Rama,pas lojës me emrin e bukur të “Platformës Shqiptare” që nuk ishte gjë tjetër veçse zbatim i plotë i MO e cila nuk njeh shqiptarët me emër dhe as me gjuhë, por vetëm si bashkësi etnike të 20%!
Ky është kapedani Edi Rama, që për hir të pushtetit që erdhi nga mbështetja e SORO-sit,është i gatshëm të falë copa Shqipërie fqinjëve sllavo-greke.
Në këtë rrugë të tradhëtisë ka ecur dhe vasali i sllavëve Ali Ahmeti, i cili duke heshtur dhe pranuar çdo kompromis që del nga ajo marrëveshje antishqiptare për emrin e “vëndit” të tij,i tregoi botës shqiptare se sindromi “Esad Pasha” nuk është zhdukur ndër shqiptarët .
Shqiptarët janë injoruar dhe nuk janë pyetur në të gjitha vendimmarrjet që bënë sllavët për të ardhmen e tyre që nga themelimi i kësaj “dërzhave” e deri më sot, pasi janë përfaqësuar nga forca politike dhe liderë që kanë tradhëtuar interesat kombëtare për rrjedhojë janë kthyer në shërbetoret të sllavëve për më shumë se gjysmë shekulli.
I takon popullit shqiptar të kësaj ane të kundërshtojë me forcë dhe me të gjitha format çdo emër që nuk përfaqson identitetin dhe historinë e lashtë iliro-pellazge të këtij vendi.

Mos e gëzofshi atë amër që nuk përfaqëson identitetin shqiptar!
Rroftë populli shqiptar!StrugaLajm

Medai ShaholliStrugaLajm


Loading...
loading...