Garip Kaba, do jetë zv/drejtor i ri i Doganës së Maqedonisë

Anëtari i Kryesisë së Lartë të Aleancës për Shqiptarët (ASH), Garip Kaba nga Struga, do të emërohet zëvendësdrejtor i Doganave të Maqedonisë së Veriut.

I njohur si një aktivist i shquar i çështjes kombëtare dhe ish i burgosur politik, Garip Kaba është gjithashtu një nga themeluesit e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH). Ai ka shërbyer si profesor dhe ka mbajtur një sërë pozicionesh të rëndësishme publike, përfshirë atë të deputetit. Përveç kësaj, ai ka ushtruar disa detyra të rëndësishme dhe ka qenë pjesë e lëvizjes ilegale shqiptare, duke ndihmuar në proceset e kohës dhe duke kontribuar në avancimin e çështjes kombëtare.(Strugalajm.com)StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...