Garip Kaba, për shqipen i tregon vendin AZHL-së!

Drejtori i Ndërmarrjes komunale të Higjienës në Strugë, Garip Kaba për Strugalajm.com potencon se është detyruar të refuzojë dy herë shkresën e Agjensionit Për Zhvillim Lokal si një nga bartëset e aktivitetit të Festivalit të Bashkësive që për tre ditë do të zhvillohet në ambientë të hapur në qytetin e Strugës.Ky refuzim i shkresës sipas Kabës ka ndodhur për arsyen e vetme që kjo organizatë pavarsisht se shpallet si bartëse e një aktiviteti multikulturor dhe në shërbim të promovimit të diversitetit nuk e ka parë të arsyeshme që shkresën drejtuar Ndërmarrjes Komunale ta shkruaj edhe në gjuhën shqipe.Drejtori i Komunales Garip Kaba, saktëson se pavarsisht që janë informuar në kanale zyrtare që kërkesën drejtuar Ndërmarrjes Komunale do të duhet ta hartojnë edhe në gjuhën shqipe të njëjtit kanë vazhduar me qasjen e njëjtë përjashtuese .”Si rezultat i kësaj qasje ne si kompani publike u detyruam që mos e arkivojmë një shkresë të tillë dhe për pasojë nuk do të komunikojm me këtë organizatë”tha Kaba. (Strugalajm.com)

StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...