Gashi a do të shpallë partinë e re, portalet spekulojnë me emra?!

Pas betejës gjyqësore për Lëvizjen BESA, Afrim Gashi jo zyrtarisht mbrëmë ka njoftuar njerëzit e afërm të tij se po përgatiten për partinë e re, shkruan TetovaSot. Sipas burimeve brenda grupit të Gashit, tashmë po bëhen përgatitjet e fundit për mbledhjen e nënshkrimeve për formimin e partisë së re.

Nga po i njëjti burim theksojnë se partia e re do të quhet Alternativa Kombëtare Progresive (AKP), shkruan portali TetovaSot, duke shtuar se ditët në vijim pritet të zyrtarizohet emri i ri i kësaj partie.StrugaLajm

Nëpër rrjetet sociale kanë vërshuar dhjetëra postime nga aktivistët e këtij subjekti, që i shkruajnë Gashit “Ndaje udhën. Sepse besa është në shpirtin tonë. Ne nuk kemi kohë t’i presim gjykatat e politizuara. Populli ka nevojë për ne. Ne duam alternativë”.
Gjithë kjo vjen pas vendimit skandaloz të Gjykatës së Apelit, që brenda 20 ditësh ka marrë dy vendime të kundërta. Aktivistët janë lodhur nga pritja njëvjeçare, andaj kërkojnë një alternativë të re, shkruan Lajmpress. Kjo le të kuptohet se anëtarësia e partisë së Gashit po kërkon emër tjetër për subjektin politik. Kërkesa e tillë pritet të shqyrtohet nesër në mbledhjen e Kuvendit Qendror dhe nuk përjashtohet mundësia që e njejta të miratohet.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...