Gati vend-izolimi i parë në kazermën Krivollak për personat e prekur me koronavirus

Kazerma Pepelishtë, në Krivollak do të kthehet në karantinë, në të cilën do të stacionohen njerëzit që vijnë në Maqedoni nga zonat e me rrezikshmëri nga koronavirusi.

Gjatë ditës në këtë pikë ka kryer kontrolle edhe ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.StrugaLajm

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska publikoi sot video nga kazerma në Krivollak, ku do të jetë pika e parë e pritjes për të izoluar qytetarët që kthehen nga shtetet me rrezik të lartë.StrugaLajm

“Në Krivollak, në kazermat Pepelishte, ku do të jetë pika e parë e pritjes për qytetarët tanë që kthehen nga vendet me rrezikshmëri të lartë, në izolim grupor”, postoi ministrja Sheqerinska në llogarinë e vet në “Facebook”.

Në seancën e sotme të 21-të, qeveria vendosi që grupi i qytetarëve tanë, që mbërrijnë me kolonë të autobusëve nga Republika e Italisë në vendkalimin kufitar Deve Bair, do të strehohen në ambientet në Krivolak. Qeveria, gjithashtu, e obligoi Armatën që të mbyllë perimetrin e këtij ambienti në Krivolak dhe të sigurojë hapësirën ​​që këta persona të strehohen në mënyrë që personat të mos mund të largohen.

In : Aktuale

Loading...
loading...