Genc Hani nga Veleshta shpallet kampion ndërkombëtar për BadyBuilding

Genci Hani nga Veleshta e Strugës ka arritur të fitojë vendin e parë në kampionatin Ndërkombëtar të Shqipërisë në BodyBuilding deri 75 kilogram që u zhvillua në Tiranë .Në këtë rezultat pozitivë sportisti nga Veleshta e Strugës arriti pas një pune intezive tre vjecare me trajnerin personal Pleurat Hani si dhe këshillave sportive dhe ndihmës nga trajneri i njohur nga Tirana, Romeo Karabeci.Genc Hani,përvec se fitoi vendin e 1 ne BodyBuilding deri 75 kilogram u klasifikua në vendin e dytë për fizik në gjatësinë +1.78 deri 23 vjec.’’Falenderimi së pari i takon Allahut për vullnetin dhe fuqinë që më ka dhënë gjatë kësaj periudhe intensive stervitje,së dyti faleminderit ty vëlla Romeo nga zemra per cdo Këshill diete dhe cdo gjë tjetër që më ke dhën.Nuk do e arrija këtë ditë kurrë pa ndihmën dhe përkrahjen tënde..Pleurat axhe, ska nevoj për fjalë 3 vjet punë na kanë sjell deri këtu .Faleminderit familjen nga zemra për cdo saktrificë.’’theksoi Hani për Strugalajm.com.Pas këtij kompeticioni Hani shton se do vazhdojë të merret aktivisht me këtë sport duke u bërë pjesë e kompeticioneve të ndryshme.Në kampionatin Ndërkombëtar  në BodyBuilding morën pjesë sportistë nga disa vende të rajonit.(Strugalajm.com)

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...