Genc Polisi:Është koha për ndryshim. Le të bashkohemi dhe të votojmë opozitën

shkruan: Dr.Genc Polisi

“NUK KA POPULL TË KEQ, KA POLITIKAN TË KEQINJ” – Tolstoi. Në këtë kontekst, dëshiroja të theksoja egërsinë e fushatës zgjedhore që ka përfshirë Maqedoninë e Veriut. Partitë në pushtet dëshirojnë të mbeten në pushtet me çdo kusht, duke mos kursyer mjetet për të mbajtur pushtetin dhe për të denigruar opozitën. Opozita po zhvillon një fushatë të qetë, pa sharje, pa ofendime dhe pa denigrime të figurave të pushtetit (edhe pse ka argumente të mjaftueshme për ta bërë këtë). Habit fakti që thirret në emër të UÇK-së, ndërsa slogani është “Fronti Europian”. Tani, mendoni për këtë, nuk mund të keni dy standarde. Opozita ka të drejtën e plotë për të kërkuar pushtetin dhe po e bën këtë në një mënyrë të qetë dhe shumë të civilizuar. Pas 22 vitesh në pushtet (sipas teorisë politike amerikane e njohur si “paranoja e pushtetit” nëse kalon mbi 2 mandate), partia në pushtet është e lodhur dhe nuk ka më ç’të ofrojë. Është koha për ndryshim. Le të bashkohemi dhe të votojmë opozitën. Ta provojmë një herë se çfarë mund të bëjë kjo opozitë. Mund të bëjë diçka më të mirë se pozita deri tani. Pastaj, nëse nuk ka rezultat pas 4 vitesh, janë dyert e hapura. Populli ka të drejtën e plotë për të dënuar me votë dhe për ta rikthyer atje ku ishte, por le të provojmë një herë…StrugaLajm


Loading...
loading...