George Robertson: Të jesh i ashpër me Serbinë shpaguhet! Njerëzit në këtë pjesë të botës e respektojnë forcën

Ish-sekretari i NATO-s, Lordi George Robertson, ka thënë se të jesh i ashpër me Serbinë shpaguhet. Këtë deklaratë ai e ka bërë në një seancë të mbajtur në Komitetin e Punëve të Jashtme të Parlamentit britanik ku u diskutua për zhvillimet në Kosovë dhe Serbi, përfshirë sulmin në Banjskë.

Robinson ka argumentuar se me Serbinë duhet treguar i ashpër dhe se në atë pjesë të botës, forca respektohet.

“Të jesh i ashpër me Serbinë shpaguhet. Njerëzit në këtë pjesë të botës e respektojnë forcën”, ka thënë Robertson.StrugaLajm

Në këtë pjesë ndërhyri deputetja britanike njëherësh udhëheqësja e Komisionit, Alicia Kearns e cila tha: ”Nuk mund të mendoj një shembull ku në 4 vjetët e fundit kemi treguar forcë”.

Kjo është ajo që ne duhet të bëjmë, mesazhi i fuqishëm që mund të merrni është që ne duhet të jemi të fortë . Mund të jemi fleksibil, të lidhemi, duhet të angazhohemi posaçërisht me opozitën serbe, të jemi absolutisht të ashpër”, vazhdoi ish sekretari i përgjithshëm i NATO-s Robertson.

In : Aktuale

Loading...
loading...