Gjenden i vdekur tetovari në një hotel në Gostivar

Një person është gjetur i vdekur në një dhomë hoteli në dalje të Gostivarit. Nga policia informojnë se personi në hotelin është regjistruar si mysafir.

Bëhet fjalë për 55-vjeçarin A.F nga fshati Odër i Tetovës. Vdekja, pa shenja dhune është konstatuar nga ekip i Ndihmës së shpejtë.

Ekipe të policisë kanë kryer ekspertizë në vendngjarje, ndërsa trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...