Aktuale

Gjendet i vdekur i burgosuri në Idrizovë që u raportua se ishte arratisur

Shtetasi nga Shqipëria A.D., i cili ia kishte dalë që mbrëmë të dilte nga qelia ku ka qenë duke e vuajtur dënimin me burg të përjetshëm, është gjetur sot në mëngjes në tavanin e burgut në Idrizovë.

Bëhet fjalë për një shtetas të Shqipërisë, i cili para pak kohe është dënuar me burg të përjetshëm për grabitje dhe vrasje.

Ky person kishte qenë i pranishëm në numërimin mbrëmë, por nuk kishte qenë i pranishëm sot në numërimin në orën 8 të mëngjesit. Pas një ore e gjysmë i arratisuri nga qelia është gjetur.

MPB e korrigjoi deklaratën, e cila fillimisht ishte se këtë mëngjes, nga burgu më i madh, ishte arratisur një i burgosur.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button