Gjendja me Covid-19 është rënduar edhe në Kërçovë dhe Strugë

Sistemi shëndetësor në prag të kolapsit edhe në Kërçovë dhe Strugë. Mungesa e shtretërve të lirë dhe personelit mjekësor ka ngritur alarmin në këto dy zona që janë ndër qytetet më të prekura nga Covid-19 në vend.

Në Spitalin e Kërçovës dhe të Strugës ka vetëm nga një infektolog. Sipas drejtorëve repartet infektive janë mbingarkuar dhe tani po përpiqen të gjejnë zgjidhje alternative.

Në Kërçovë e mbushur është kovid qendra, ndërsa në repartin intern nuk kanë sistemi qendror të oksigjenit. Drejtori këtij spitali Stanko Trpevski thotë se do gjejnë bombola oksigjeni, por që janë më vështirë për personelin.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...