Gjermanët do të fitojnë të drejtë ligjore për internet të shpejtë

Qytetarët gjerman do të fitojnë të drejtën ligjore të internetit të shpejtë, që është pjesë nga marrëveshja e koalicionit mes konservativëve të kancelares Angela Merkel dhe Partisë Socialdemokrate (SDP).

Në një intervistë për gazetën “Bild” shefi i kabinetit të kancelares gjermane Helge Braun tha se “koalicioni i ri i madh” me ligj do t’ua garantojë njerëzve të drejtën e internetit të shpejtë.

“Interneti i shpejtë është i rëndësishëm sa edhe furnizim me gaz, ujë dhe energji elektrike, dhe për këtë kjo çështje është mes prioriteteve të larta të kancelares”, deklaroi Braun.

Sipas tij, Qeveria federale dhe industria do të sigurojnë të paktën 100 miliardë euro, me qëllim që deri në vitin 2025 të gjitha rajonet në vend të kenë qasje në internet të shpejtë.StrugaLajm

Gjermania gjendet në vendin e 28-të mes 32 shteteve në listën e Organizatës për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim, në të cilën vendet janë kualifikuar sipas qasjes në internetit të shpejtë.

In : Rajoni

Loading...
loading...