Fenomeni i gjakmarrjes është zhvendosur edhe në Gjermani ku sërish protagonistë janë shqiptarët. Policia e Erbach po heton vrasjen e një 19-vjeçari shqiptar Xhoi Musaj, shkruan Focus.de.Përpara gjykatës së rrethit të Ulmit ka dalë një burrë shqiptar, i cili me sa duket donte të hakmerrej për xhaxhain.Në maj të vitit 2017 policia pasi u njoftua nga një peshkatar gjeti trupi e një 19-vjeçari nga Shqipëria. I riu shqiptar ishte “joshur” deri tek liqeni dhe atje është vrarë duke u goditur me çekiç në kokë. Vrasja thonë prokurorët ishte “vazhdimi i një hakmarrjeje”.
Historia nisi në malet e Shqipërisë së veriut. Nga kjo e hënë, një 46 vjeçar nga Shqipëria me shtetësi gjermane duhet të përgjigjet për vrasje në gjykatën e rrethit Ulm.