Gjermani tenton të kaloj kufirin me patentë shofer fals të Kosovës, kapet nga autoritetet maqedonase

Gjermani tenton të kaloj kufirin me patentë shofer fals të Kosovës, kapet nga autoritetet maqedonase

Një shtetas gjerman është ndaluar dje në “Bllacë”.

Kjo pasi ka tentuar të hyjë në Maqedoninë e Veriut me patentë shofer të falsifikuar nga Kosova, raporton gazeta maqedonase Sloboden Pecat.StrugaLajm

“Dje në orën 07:25 në pikën kufitare Deve Bair, punonjësit e policisë ia kanë hequr lirinë P.F.G. nga Republika Federale e Gjermanisë pasi gjatë kontrollit të pasaportave është konstatuar se patentë shoferi kosovar të cilin e ka paraqitur në inspektim është i falsifikuar”, citon mediumi njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të RMV.

I ndaluari thuhet se “i është dorëzuar zyrtarëve policorë nga Stacioni Policor Kriva Pallankë për procedurë të mëtutjeshme”.

In : Aktuale

Loading...
loading...