LN ARCHITECTS
BLENDI PETROL
Aktuale

Gjermania apelon deri tek qytetarët të mos udhëtojnë gjatë festave të Pashkëve

 Dinamika e përhapjes së koronavirusit në Gjermani është gjithnjë e më e madhe dhe duhet të bëhet gjithçka që të zvogëlohet shpejtësia e përhapjes së infeksionit, deklaroi kancelarja gjermane Angela Merkel në konferencën telefonike me kryeministrat e krahinave gjermane.

Ata konstatuan se me rëndësi në parandalimin e përhapjes së sëmundjes është zvogëlimi i kontakteve, prandaj me rastin e festave të Pashkëve u bëjmë thirrje qytetarëve të përmbahen ndaj kësaj dhe t’i minimizojnë kontaktet me personat jashtë familjeve të tyre.

Qytetarët gjithashtu ftohen t’i shmangin udhëtimet dhe vizitat private tek të afërmit.(koha.mk)

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button