BLENDI PETROL
Aktuale

Gjermania do i njoh lejet e vozitjes nga Maqedonia

Marrëveshja bilaterale mes Maqedonisë dhe Gjermanisë për njohjen e lejeve për vozitje tashmë është arritur, janë larguar dhe pengesat e fundit dhe tashmë shtetasit e Maqedonisë që jetojnë dhe punojnë në Gjermani do të mund të ndërojnë lejet e vozitjes në atë gjermane.

Kjo është tashmë e rëndësishme për shtetasit e Maqedonisë që kanë vendbanim në Gjermani por edhe për ato që udhëtojnë shpesh në atë vend sepse më parë lejen për vozitje kanë mund të përdorin në gjashtë muajt e parë e më pas është dashur të japin provimin dhe testin i cili ka kushtuar shumë.

Shtetet që nuk janë pjesë të BE-së kanë nënshkruar marrëveshje bilaterale për rregullimin e kësaj problematike derisa Serbia dhe Bosnja e Hercegovina e kishin të njejtën ndërsa Maqedonia jo deri më sot.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button