Gjermania do të prezantojë taksë për xhamitë e vendit

 

Ligjvënësit nga koalicioni qeveritar në Gjermani thanë të mërkurën se janë duke konsideruar vënien e ”taksës së xhamisë” myslimanëve në Gjermani, ngjashëm me taksat e kishës që të krishterët gjermanë paguajnë.

Thorsten Frei, anëtar i CDU’së së Angela Merkel, tha për Die ëelt daily se një taksë për xhaminë ishte një hap i rëndësishëm që do ta lejonte Islamin në Gjermani të emancipohej nga shtetet e huaja, shkruan DW.

Në Gjermani, taksat e kishës mblidhen nga katolikët praktikantë dhe protestantë për të financuar aktivitetet e kishës.

Ato mblidhen nga shteti dhe pastaj transferohen tek autoritetet fetare.StrugaLajm

Në mungesë të një takse të ngjashme, xhamitë në Gjermani varen nga donacionet e huaja, duke ngritur shqetësime për financime të mundshme nga qeveri dhe organizata të huaja, që nganjëherë ka ngritur pyetje për promovimin e ideologjive fundamentaliste.

Për shembull, ekziston shqetësimi për ndikimin e ‘Turkish-Islamic Union for Religious Affairs’, një krah i qeverisë turke e bazuar në Gjermani.

In : Rajoni

Loading...
loading...