Gjermania po zbraz Dollogozhdën dhe shumë fshatra të Strugës!

Gjatë viiteve 2016/2017 , afërsisht mbi 30 persona nga Dollogozhda kanë përfituar viza pune në Gjermani, mëson Strugalajm.com nga banorët e këtij fshati të Strugës.Ndërkohë, edhe numri i atyre që presin për një vizë pune në Gjermani, nuk është i vogël.Banorët lokalë që kontaktuan Strugalajm.com të thonë se, nëse kjo tendencë vazhdon me këto ritme, nuk do të jetë e largët dita që më shumë dollogozhdar do të ketë në mërgim se sa në këtë lokalitetet kalkuluar edhe numrin e mërgimtarëve në vendet e tjera të Europës apo ato tejoqeanike .Ata të thonë se pas stabilizimit të fillimit të punës hap I dytë I të larguarëve drejt Gjermanisë është tërheqja e familjes drejt këtij vendi.Kjo situatë është prezente edhe në fshatrat e tjera por Dollogozhda dallon si një ndër fshatrat me ma shum ikje në mërgim..Edhe pse nuk ka një shifër të saktë të struganëve që kanë aplikuar nëpërmjet agjensioneve private apo atyre shtetërore është i i konsiderueshëm numri i atyre që kanë aplikuar për një vend pune në Gjermani.Drejt një vendi pune në Gjermani përvec se aplikohet në rrugë private janë të shumtë rastet që ky aplikim shkon nëpërmjet agjensioneve të ndryshme Gjermanisë nga Struga, dhe Ohri, janë zhvendosur më shumë se dhjetë mjekë, trend I cili vazhdimisht është në rritje sepse vazhdojnë aplikimet nëpër agjensionet që ndërmjetësojnë këto punësime.(Strugalajm.com)StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...