Gjimnazi ,,Hajdar Dushi” në Ladorisht një emër që s’kapërdihet dot!

Një histori e çuditshme, një epokë që shkeli të gjitha rregullat e kohës
së vet, një epokë që shënoi golin e parë në fushën e minuar të kundërshtarëve
të kohës së vet; një emër që nuk kapërdihet dot, një emër që u dha emër
miqëve dhe armiqëve të vet, një emër që i fali lavdinë pa kushte një ,,vëllai”
të vet ( Gjimnazi Ibrahim Temo është pasardhësi ,,biologjik” i Gjimnazit
,,HajdarDushi”…

StrugaLajm

Emrin, për arsye që, vetëm ata që ishin në prehërin e pushtetit
sllav të kohës, e dinë pse dhe përse ia ndërruan. Edhe atë, pikërisht në kohën kur,
me ndërhyrjen e përfaqësuesit të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, z.
Gert Arens-it, ishin kryer të gjitha procedurat ligjore për legalizimin e tij,
ishin ,,kryer” edhe ,,procedurat” e fshehta për ,,ripagëzimin” e tij…Për ne që 
kemi të njëjtën shkallë respekti për figurat e mëdha kombëtare – nuk paraqiti 
kurrë pengesë KJO PAFYTYRËSI, por tendencat për ta hedhur 
në harresë atë epokë historike, që i përkulen e do t’i përkulen përjetësisht: 
populli që i vuri themelin me gjak dhe me djersë, mësuesit që iu përkushtuan
me jetën e tyre, ish nxënësit që u përgatitën për rrugët e jetës në atë Tempull të 
Shenjtë, si dhe të gjitha figurat më emblematike të historisë dhe të kulturës
shqiptare nëpërgjithësi, do t’i luftojmë e do t’i ndalim sigurisht, siç i ndalëm 
në hapat e parë të kësaj historie…po më mirrë është të ndalin veten…)
një emër që s’kapërdihet dot as nga kohët që la pas vetes me kokën ulur, as
nga kohët që sheh përpara me kokën ulur…Është i përveçëm ky emër, është Rrezja
e Parë Diellore që zbriti në Qiellin Shqiptar të Strugës nga një Qiell ,,tjetër” 
Shqiptar, që, sado që kishin vënë Vija të Kuqe Pronësie djajtë e karpateve sllave
mbi trupin e tij, Qielli mbeti Qiell…Edhe Rrezja mbeti Rreze, sado që u vret
sytë atyre që u dha sy, atyre që nuk i merituan sytë e saj, atyre që ishin mësuar
të ,,shohin” me sytë e errësirës; atyre që, gjithë atë errësi të shpirtit të errët,
mëtuan – qorras e haptas, ta përplasin mbi Rrezen e Diellit…Por Rrezja ishte Rreze,
megjithatë…dhe Rrezja mbeti Rreze, megjithatë…Anashkalimi i emrit të Gjimnazit
,,Hajdar Dushi”nga historianë oborrtarë dhe shkrues e përshkrues të rrjedhave 
historike të arsimit shqip ( në hapësirat shqiptare nëpërgjithësi), nuk kanë asnjë peshë sa të
matin ,,penat” me vet historinë. E shumta që bëjnë :dëshmojnë vetveten…

P. S.StrugaLajm

Arkivi i Gjimnazit ,,H. Dushi” në Ladorisht
i është dorëzuar me kohë Gjimnazit amë në
Gjakovë, dhe është futur në datat historike
të këtij qyteti, dhe rrjedhimisht është bërë
pjesë e datave më të rëndësishme të arsimit 
shqip në Republikën e Kosovës. Nga 2 Tetori
i këtij viti ( 2019) do mbahen manifestime kulturore
më të gjëra, që do t’i kushtohen këtij evenimenti…
Dashtë Zoti që edhe organet përkatëse të Komunës
së Strugës, ta regjistrojnë të njëjtën në ,,regjistrin” e 
ngjarjeve të arsimit shqip në trevat e Strugës dhe
më gjërë, dhe të organizojë manifestimet që i meriton 
kjo ngjarje.

Lebit Murtishi
Bern

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...