Gjithë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë të ftuar të mërkurën në ngjarjen historike në Bllacë

Pas iniciativës dhe propozimit të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup dhe Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta – Prishtinë, Qeveria e Republikë së Kosovës ka marrë vendim që ta themelojë Qendrën Përkujtimore të Gjenocidit “Bllacë ‘99”.StrugaLajm

StrugaLajm

Meqë kjo qendër pritet të realizohet edhe në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa Instituti jonë në Shkup, përmes departamentit të Muzeologjisë, do të jetë kujdestar shkencor për të, ftojmë të gjithë shqiptarët të cilët dy dekada më parë ishin kujdesur për bukë, ujë e strehim të vëllezërve të tyre të gjakut nga Kosova, që më 10 prill 2019 (e mërkurë), në orën 14.00, të vijnë në pikën kufitare “Bllacë” (në anën kosovare), ku do të hidhet gurthemeli i Qendrës dhe do të ekspozohet treni famëkeq i cili asokohe i kishte bartur mijëra shqiptarë deri në kufi.

Shqiptarët e Maqedonisë para 20 vjetëve e dëshmuan në vepër vëllazërinë ndërshqiptare, ndërsa tash do të duhet ta nderojnë ngritjen e kësaj qendre dhe të ndihmojnë që ajo të jetë konservimi më i mirë i kujtesës kolektive të të gjitha vuajtjeve shqiptare përgjatë historisë.

In : Aktuale

Loading...
loading...