Gjobiten markete në Strugë,Ohër, Manastir…

Janë lëshuar 30 urdhërpagesa për shkelje administrative me vlerë mbi 4 milionë denarë, ku janë gjobitur markete në Ohër, Strugë, Shkup, Manastir, Strumicë, Valandovë, Kumanovë dhe Gostivar, tregon raporti i Inspektoratit Shtetëror të Tregut (ISHT).

Gjobat shkaktuan zemërim dhe madje edhe paralajmërime për padi, ndërsa drejtori Goran Trajkovski tha se nuk do të ndikohet nga presionet e disa prodhuesve që punojnë me marzhe fitimi deri në 70 për qind, dhe përsëri përmendi manipulimet e tregtarëve me njësitë e matjes së produkteve, raportoi TV Telma.

– Është e vërtetë se me ligj në Maqedoni lejohet paketimi prej 1 kilogrami dhe prej 1 litri për kosin, por është fakt i njohur se 1 kilogram është më pak se 1 litër dhe arrin 950 deri në 980 ml. Ajo që është vërejtur në terren është se në raftet e tregtarëve me pakicë, inspektorët gjejnë produkt prej 1 kilogrami kos, ndërsa në etiketën për shënimin e çmimit figuron se është 1 litër. Me këtë, konsumatorët vihen në lajthitje dhe ne si institucion nuk do ta lejojmë këtë, thekson Goran Trajkovski, drejtor i ISHT.StrugaLajm

Masa e qeverisë për kufizimin e marzhës bruto të fitimit për një pjesë të produkteve ushqimore bazë deri në 10 për qind, përfundon në fund të muajit, pas së cilës tregtarët do të mund të përcaktojnë lirshëm çmimet.

In : Aktuale

Loading...
loading...