Gjuha shqipe të bëhet pjesë e programit mësimor


Skender Karaçica/

Këso kohe na ka rënë të shohim nga afër sesi studentët në Universitet dhe Kolegjet në Kosovë(degët përkatëse)në mungesë të kulturës së gjuhës shqipe,ata kur mbarojnë studimet dhe punësimi i tyre,nuk e njohin në shkallë të duhur të kulturës së gjuhës shqipe dhe,për fatin jo të mirë,ata kur dalin me diplomën universitare dhe nisin punën,në shkrimin e akteve të ndryshme institucionale,ata bëjnë gabime të pafalshme të kulturës gjuhësore në gjuhën shqipe(sic!).

Pse kaq dobët dhe pa asnjë interesim e elan kombëtar ndaj gjuhës shqipe,që në mungesë të programit mësimor në universitet dhe kolegje në Kosovë,të diplomuarit në profesionet e përzgjedhura(…),dalin para opinionit tonë dhe botës intelektuale pa njohuri të duhura(me njohurit e shkollës së mesme)për gjuhën shqipe dhe rregullat e kulturës gjuhësore,që,për për kohën tonë nuk duhen të mbesin në këtë gjendje pa kujdesin e duhur ndaj gjuhës shqipe dhe tevona të renditet gjuha angleze si gjuha e shkullit të ri kur e kur bota komunikon në të gjitha fushat e jetës.StrugaLajm

Do të ishte detyrë sa kombëtare dhe institucionale në Kosovë që në Universitet dhe Kolegjet,Gjuha Shqipe të bëhet pjesë e programit mësimor për brezin e ri të studentëve tanë që,përmes kulturës gjuhësore të Gjuhës Shqipe të ruhet me kujdes dhe të kultivohet në jetë rregullat drejtshkrimore të gjuhës së shkrimit shqip dhe e folmja e kulturuar me taban të fortë kombëtar!

Për këtë nismë do të ishte mirë që Ministria e Arsimit dhe institucionet tjera shkencore të dijes(Universiteti,Kolegjet,
Instituti Albanologjik )në Prishtrinë të bëjnë temë dite nismën Gjuha Shqipe pjesë e programit mësimor për brezin e ri të studentëve shqiptarë në Panteonin e dijes shkencore-kërkimore të Kosovës!

In : Aktuale

Loading...
loading...