Gjykata Administrative sot pritet të vendos për rezultatin e Strugës

Gjykata Administrative sot do të sjellë vendim për dhjetë nga gjithsej 16 padi, të cilat u shqyrtuan dje dhe do t’i shqyrtojë gjashtë paditë e tjera të parashtruara lidhur me rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale. Në Gjykatën Administrative dje deri në orën dhjetë, u parashtruan 16 padi. Njëmbëdhjetë nga paditë u parashtruan nga Aleanca për Shqiptarët, katër nga Lëvizja BESA dhe një nga Lëvizja Popullore për Maqedoni. Gjykata Administrative ka për detyrë të sjellë vendim rreth ankesave në afat prej 48 orëve pas pranimit të tyre. KSHZ në mbledhje i hodhi poshtë të gjitha ankesat e parashtruara për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale.StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...