Gjyla Çeliku: “Zejdi je shumë gabim”

Shkruan Gjyla Çeliku:
Skender Rexhepi Zejdi je shumë gabim!
Nuk arsyetohet absolutisht vendimi yt sepse “Levica” ka thënë deklaratë që ndryshohet, ndërsa “BDI&LSDM” kanë bërë vepra që populli i vuan!
Po ta rikujtoj fjalën e urtë “Nga e thëna në të bërë ka një mal të tërë”, ky ka thënë, ndërsa këta kanë bërë dhe bëjnë.
Ti je aty ku je nga vota e popullit që donte ndryshim dhe jo të zgjasish jetën e atyre që i dëshpëruan, përzuan nga vendi dhe degraduan arsimin!

Ti je aty nga të gjithë ne që të kemi përkrahur me sinqeritet që të punosh për popull dhe jo të vazhdosh të ruash sundimin e tyre.
Ty dhe shokët e tu ata jo vetëm që u quanin UNAZA por edhe në ambasada e organizata ndërkombëtare u kanë emëruar si politika të lindjes, ata të cilët presin jetë pushteti nga ti Zejdi!
Skender Rexhepi Zejd a dëshiron t’ju zgjasish jetën atyre që akoma nuk thonë asgjë për TRAGJEDINË E TETOVËS dhe 14 shqiptarë të djegur të gjallë, për ekspertizën, gjermanët?
A je i përgaditur që të bëhesh pjesë e përgjegjësisë morale dhe fetare që t’i mbash në shpinë familjet e përvëluara?StrugaLajm

Jo Skender Rexhepi Zejd, nuk je i atillë dhe të kam përkrahur sepse kam besuar në zërin tënd, por ashtu si të kam përkrahur edhe e kritikoj veprimin tënd pa arsyetim në veper.
Mos shkri veten, mos dëmto partinë, karrierën dhe popullin për ata sepse do shkrishë vullnetin e popullit që të solli aty.
Po ta donin ata BE-në, ne sot do ishim në BE. Janë 20 vjet në pushtet dhe shoku i tyre dy mandate, por nuk e duan sepse u prishet rendi, ndaj po ta them që ata janë antieuropianët. Amerika është antiruse dhe më thuaj kush bashkëpunon me Rusinë???
Nejse, uroj të mos jetë e vërtetë ajo që dëgjova sepse nuk jam atje, por presim nesër!
Të shkrova privat për hirë të respektit, por pasi nuk u përgjigje tash të drejtohem publikisht sepse interesi i popullit është mbi ju!
Natën e mirë!StrugaLajm

Download Nulled WordPress ThemesDownload Best WordPress Themes Free DownloadDownload WordPress Themes FreeFree Download WordPress Themesudemy paid course free downloaddownload mobile firmwareDownload Best WordPress Themes Free Downloadfree download udemy paid course


Loading...
loading...