BLENDI PETROL
AktualeOpinion

Gjyqësia maqedonase provokon sërish shqiptarët!

Nga Bekim Adili !

Nga shteti që ende nuk dihet si do të quhet nesër,e që qeveriset nga shumica sllave me mendësin e së kaluarës,drejtësia e këtij vendi dëshmoj në shqiptimin e dënimit për vrasësin e Almirit,se jeta e shqiptarit për drejtësin e këtij shteti nuk vlen njësoj si e një qytetari sllavomaqedon.Këtu e gati 30 vjet nga mvetësia e federatës jugosllave,rastet janë pafund kur shqiptarët janë dënuar me vendime kapitale,jo për vrasje por vetëm se kanë kërkuar të drejtat tona kombëtare,veprimtarët tanë janë dënuar me burgim të përjetshëm.Nga ana tjetër kemi raste kur qytetarë maqedonas me apo pa uniform për marrje jetësh të qytetarëve shqiptarë janë dënuar me vendime qesharake siqë është edhe rasti fundit,kur vrasësi Almirit dënohet me vetëm 6 vite burgim.Ky vendim i kësaj gjyqësie,dëshmon qartë se drejtësia në këtë vend për shqiptarët vazhdon të jetë njerk apo thënë më sakt jetën e qytetarit shqiptarë vazhdon ta trajtoj si jetën e skllevërve në periudhën e mesjetës.
E till ishte drejtësia edhe në shtetin,sot më demokratik në botë pra në Amerik gjatë viteve 70-ta,për qytetarët me ngjyr,derisa aktivisti shoqëris civile Martin Luter King,paralizojë jetën e shtetit amerikan me lëvizjen e njohur nga ai,“Unë kam një ëndërr”.Ku nëpërmjet bojkotit,mos ndëgjueshmëris qytetare,grevave e protestave të ndryshme, gjunjëzojë administratën e shtetit më të fuqishëm duke i detyruar që të pranojë njerëzit me ngjyrë për të qenë të barabart në kushtetutën e këtij vendi dhe si rrjedhojë të gëzojnë të drejtat e njeriut në barabarësi me të tjerët.
Për të arritur këtë barazi të plotë në shtetin ku jetojmë,përfaqësuesët tanë në qeveri bazuar edhe nga ngjarjet e fundit por jo vetëm ato,kuptohet qartë se me gjyqësin kanë probleme serioze.Kështu,qofsha i gabuar dinaku “Zaev”,me moton ” Kur shqiptarët nuk rrinë urtë e ia kthejnë fjalën regjimit,ato në këmbim të qenurit lojal,ju kan mbyll gojën shqiptarëve në qeverisje me treguesin e aferave të përfshira në krime e korrupsione,ndërsa për qytetarët e rëndomtë kanë përdorur kërbaçin”.Formul nëpërmjet së cilës me qetësi e pa rezistenc serioze në munges edhe të një opozite të fuqishme në krahun e shqiptarëve edhe ky regjim në formën e tij, vazhdon të mbajë të nënshtruar shqiptarët dhe t’ju tregojë se zotër të këtij shteti janë ato dhe se shqiptarët duhet të binden për të qenë të nënshtruarit e tyre.
Kësaj situate të pafavorshëme për ne shqiptarët,duhet ti shtojmë edhe argumentin e bisedimeve që zhvillohen në arritjen e konsensusit për emërin me Greqin për vendin ku jetojmë,me shpres se nga ky moment do të integrohemi në familjen euro-atlantike e që këtë periudhë duhet ta kalojmë me maturi,e ku ndoshta shqipëtimi dënimit të vrasësit monstër të Almirit që dënohet me 6 vite dhe në mënyr krejt paradoksale babai Almirit dënohet me 6 muajë burgë,gjyqësia nga segmente të caktuara, i shërben ngritjes së një kurthi që ju bëhet shqiptarëve për të destabilizuar situatën,veprim që përshtati ju shkon vetëm interesave sërbo-ruse.
Sido që të jetë,gjyqësia e këtij shteti qartë dhe hapur provokojë dhe përbuzi sërish shqiptarët.Nëse në konsiderat marrim eksperiencën e lartë përmendur të Martin Luter King,organizatorët e protestave kësaj radhe është mirë të ndërrojnë strategjin e tyre në kërkim të vendosjes së drejtësisë dhe nën thirrjen “Edhe unë jam Almiri”,të vendosin përball përgjegjësisë morale njerëzit që na përfaqësojnë nga administratori më i thjesht deri te përfaqësuesi më i lartë i organeve qëndrore, që një ditë të caktuar nga organizatorët të kërkohet që shqiptarët mos të shkojnë në punë,mos të tregëtojn e të mbyllin të gjithë veprimtarin e tyre private,(përjashto këtu vetëm personelin mjekësor),si një veprim që paralajmrojnë fuqin e shqiptarëve,e të cilët lehtësisht mund të paralizojnë jetën e këtij shteti,nëse ai do të vazhdojë ti trajtojë si jo të barabartë shqiptarët.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button