Goditet mafia shqiptare e drogës

Shkatërrohet një organizatë italo-shqiptare, që si objekt të saj kishte trafikun e drogës.

Policia e Barit ka nisur që nga orët e para të mëngjesit një operacion të madh kundër eksponentëve kryesorë të një organizate kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Arrestime e kontrolle me urdhër të Drejtorisë Distriktuale Antimafia të Barit janë duke u zhvilluar në provinca të ndryshme të Italisë, si në Puglia, Molise, Abruzzo, Campania.

Arrestime janë bërë edhe në Holandë, Angli, Gjermani e Shqipëri.StrugaLajm

Në orët në vazhdim pritet që të ketë një konferencë për mediat ku do te zbardhen detaje per aksionin policor.

In : Aktuale

Loading...
loading...