Grabitet një xhami Tetovë

Natën ndërmjet 26 dhe 27 të këtij muaji, në periudhën kohore ndërmjet orëve 20:00 e deri në ora 5:00 të mëngjesit, persona ende të panjohur kanë kryer grabitje në një xhami, në Reçicë të Madhe të Tetovës.

Sipas policisë, grabitësit pasi kanë hapur me forcë dritaren e bodrumit , kanë hyrë brenda në xhami dhe kanë marrë një kasafortë metalike, e cila një javë më parë ishte vendosur në mur në katin e parë. Në këtë kasafortë ka pasur rreth 6000 denarë, që kanë qenë kontribute vullnetare nga besimtarët, të destinuara për individë të rrezikuar social. Pastaj grabitësit bashkë me kasafortën janë larguar pa u vërejtur nga askushi, thonë nga SPB-ja e Tetovës.
Në vendngjarje kanë dalë ekipet e policisë që kanë kryer inspektim ligjor për gjetjen e autorëve të kësaj vepre makabre, për të cilët, nga SPB-ja e Tetovës, thonë se kanë njohuri paraprake.

 StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...