Greqia ndryshon planin/ Kufiri me Maqedoninë dhe Shqipërinë shtyhet për 1 korrik

Fluturimet ndërkombëtare nga Italia, Spanja dhe Holanda drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Athinës do të lejohen nga 15 qershori, si pjesë e planit të shtetit grek për të rihapur kufijtë e saj.

Fluturimet nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës do të lejohen vetëm për raste pune dhe të domosdoshme, jo për turizëm.

Ministri i Turizmit, Haris Theoharis tha se tragetet e huaja janë të ndaluara të ankorohen në portet greke ndërsa kroçerat lejohen vetëm me ekuipazh në bord.

Greqia ndryshon planin/ Nuk ka hapje kufijsh me Shqipërinë më 15

Sa i përket udhëtimeve tokësore, do të lejohen nga Bullgaria që nga 15 qershori, por do të mbeten të ndaluara për Turqinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut (me përjashtim të udhëtimeve për punë.) Këto kufizime do të hiqen më 1 korrik për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa situata me Turqinë do të rishikohet më 30 qershor, informon dritare.net

Greqia ndryshon planin/ Nuk ka hapje kufijsh me Shqipërinë më 15

Nga 1 korriku do të lejohen udhëtarët ndërkombëtare në të gjitha aeroportet dhe portet greke. Pasagjerët që mbërrijnë në aeroportet e Athinës dhe Selanikut midis 15 dhe 30 qershorit nga aeroportet që nuk janë në listën e vendeve të hartuara nga Agjencia Evropiane e Sigurisë së Aviacionit, ku niveli i infeksionit vlerësohet të jetë i ulët, do t’i nënshtrohen testeve të rastit dhe do të karantinohen për një ditë në pritje të rezultateve dhe 14 ditë nëse rezultatet janë pozitive. Për fluturimet nga Italia, Spanja dhe Holanda, testet do të bëhen për të gjithë pasagjerët.StrugaLajm

Greqia ndryshon planin/ Nuk ka hapje kufijsh me Shqipërinë më 15

Pasagjerët që shkojnë nga 1 korriku nga të gjitha destinacionet do t’i nënshtrohen testeve të rastësishme dhe do të karantinohen 14 ditë nëse rezultatet janë pozitive. Të gjithë pasagjerët do të jenë të detyruar të plotësojnë një formular elektronik me të dhënat e kontaktit të tyre në Greqi.

In : Aktuale

Loading...
loading...