Gresa Mustafai, Loriana Ramo, Zana Xheladini, struganet e Arta të “Drinit”

Gresa Mustafai, Loriana Ramo, Zana Xheladini, vajzat e Arta të “Drinit”

Sot në qytetin e Gostivarit, u zhvillua Kampionati përzgjedhës në karate, për kadet, junior dhe U21.
Më të mirët, nga kampionati përzgjedhës dhe nesër dita e dytë nga “playoff”, ku katër më të mirët në secilën kategori, do të luftojnë secili me secilin, do të fitojnë vizën për Kampionat Evropian në Karate, për vitin 2022.

Klubi i Karatesë “Drini” nga Struga, u paraqit me pesë sportistë, në diciplinën kumite (luftë sportive), duke fituar tre medalje të arta dhe një medalaje të argjentë.

Gresa Mustafai – kadete +54kg e 🥇
Loriana Ramo – U21 -68kg e 🥇
Zana Xheladini – U21 +68kg e 🥇 dhe
Hamza Zylali – junior +76kg i 🥈!StrugaLajm

Vazhdojmë me suksese edhe në ditën e dytë!

In : Aktuale

Loading...
loading...