Gruaja e rreh burrin, e bën për spital, ja në cilin qytet


Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në mëngjes në Zveçan është arrestuar një grua e dyshuar me kombësi serbe, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshjeje e ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj, raporton Gazeta Express, transmeton Koha.

Pas lëndimeve të marra, viktima është detyruar të pranojë trajtim mjekësor.E dyshuara me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar e dyshuara femër K/Serbe, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull K/Serb. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”. StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...