Gruaja nga Maqedonia e fitoi të drejtën në Zvicër edhe pse kishte një të dashur paralel me bashkëshortin

Në një mosmarrëveshje ligjore, një grua nga Maqedonia e Veriut, së cilës më parë i ishte tërhequr natyralizimi i saj i lehtësuar, sepse ishte në një marrëdhënie jashtëmartesore, e ka fituar të drejtën

Sekretariatit Shtetëror zviceran për Migrim nuk i është lejuar ta anulojë natyralizimin e lehtësuar të një gruaje nga Maqedonia e Veriut, informon Shtegu. Kjo ka ndodhur edhe pse 38-vjeçarja mbajti një marrëdhënie afatgjatë jashtëmartesore fshehurazi nga autoritetet zvicerane. Një vendim të tillë e ka sjellë Gjykata Federale zvicerane.

Në një konsultim publik, Gjykata Federale është dashur të merrej me çështjen nëse një martesë mund të jetë e qëndrueshme dhe afatgjate, nëse gruaja për vite me radhë ka pasur një marrëdhënie paralele me një burrë tjetër.StrugaLajm

Dhe a duhet që personi që kërkon natyralizimin t’u tregojë autoriteteve për marrëdhënien e saj të dytë? Jo, vendosi një shumicë prej tre gjykatësish ndaj dy gjykatësve federalë dhe miratoi ankesën e gruas. Në nëntor të vitit 2018, Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) e kishte shpallur të pavlefshëm natyralizimin e thjeshtësuar të 38-vjeçares nga Maqedonia e Veriut.

Autoritetet zvicerane kishin mësuar nga i dashuri i gruas në lidhje me marrëdhëniet midis viteve 2007 dhe 2014. Kjo u mësua pasi gruaja u nda me të, shkruan “Bau.ch”, informon më tej Shtegu.com. Për shkak se të gjitha kërkesat për natyralizim të lehtësuar ishin përmbushur, Gjykata Supreme Federale nuk sheh asnjë arsye për deklarimin e pavlefshmërisë. Gjatë procedurës së natyralizimit, gruaja kishte deklaruar në formën përkatëse: të jetonte me burrin e saj, të kishte një marrëdhënie aktuale dhe të qëndrueshme me të dhe të mos kishte ndërmend të ndahej.

In : Aktuale

Loading...
loading...